>
LETERSISHQIP
Sokol Haxhija

Kalorësi I Humbur

Me zemër, zjarr e shpirt trazuar,
ta kërkoj hijen ndër prag e park,
si kalorës i humbur, betejash,
unë, dashnori zemërak.

Digjem për ty në heshtje,
si zjarr nën hir të plak,
të dua me egërsi të ëmbël,
unë, dashnori zemërak.