>
LETERSISHQIP
Sokol Haxhija

Përtej Unit

Kapërceva urinë,
kapërceva veten,
kapërceva unin…
dhe gjeta unin tjetër.

Kapërceva mendimin,
kapërceva frikën,
kapërceva jetën,
në kërkim të shpresës…
kapërceva dhe vdekjen.
Pas 72 orësh fasting