Vullnet Mato
Epërsia E Kalit Vraparak
Madhështori vraparak, i nisur,
me revan në krye të krushqve,
rend në shekuj shpinëstolisur,
na sjell ngazëllimin e nuseve...
Kalin zgjodhi për aleat njeriu,
mes gjithë qenieve të gjalla,
ndihmës me katër këmbë veriu,
për të bërë mrekulli të rralla.
Kali ishte shoku, ishte miku.
më i binduri, në frerin e dorës,
më punëtori, më besniku,
lëvizi peshat, i priu kohës.
Kali me njeriun mbi shpinë,
afroi malet, shkurtoi udhët,
bëri luftërat që sollën lirinë,
bukën në lëmë, të gjitha punët.
Në vrullin vigan të njerëzimit,
vërtiti i pari diskun e rrotës,
kali shpejtoi hovin e rrotullimit,
shpuri përpara vrapin e botës.
Koha e re, krijoi kalin e hekurt,
katërkëmbëshin qindra kuajfuqi,
motorin me katër kohë djegur,
për të hipur brenda barkut të tij.
Po ky rendës, me patkonj gome,
kalit i njeh edhe disa epërsi:
mjet pa defekte i çdo epoke,
me bindje absolute e fisnikëri.
Pa karburant e me mjaft leverdi,
pa pyetur për kriza ekonomike,
pak bar, ose trastën me tagji,
pa tymosur ndotje ekologjike.
Malit përpjetë, e lumit përmes,
pa asfalt e policë trafiku të rreptë,
pa fjalë e zhurma motori në vesh,
kali të çon e të sjell kaluar, si mbret...
me revan në krye të krushqve,
rend në shekuj shpinëstolisur,
na sjell ngazëllimin e nuseve...
Kalin zgjodhi për aleat njeriu,
mes gjithë qenieve të gjalla,
ndihmës me katër këmbë veriu,
për të bërë mrekulli të rralla.
Kali ishte shoku, ishte miku.
më i binduri, në frerin e dorës,
më punëtori, më besniku,
lëvizi peshat, i priu kohës.
Kali me njeriun mbi shpinë,
afroi malet, shkurtoi udhët,
bëri luftërat që sollën lirinë,
bukën në lëmë, të gjitha punët.
Në vrullin vigan të njerëzimit,
vërtiti i pari diskun e rrotës,
kali shpejtoi hovin e rrotullimit,
shpuri përpara vrapin e botës.
Koha e re, krijoi kalin e hekurt,
katërkëmbëshin qindra kuajfuqi,
motorin me katër kohë djegur,
për të hipur brenda barkut të tij.
Po ky rendës, me patkonj gome,
kalit i njeh edhe disa epërsi:
mjet pa defekte i çdo epoke,
me bindje absolute e fisnikëri.
Pa karburant e me mjaft leverdi,
pa pyetur për kriza ekonomike,
pak bar, ose trastën me tagji,
pa tymosur ndotje ekologjike.
Malit përpjetë, e lumit përmes,
pa asfalt e policë trafiku të rreptë,
pa fjalë e zhurma motori në vesh,
kali të çon e të sjell kaluar, si mbret...
Më shumë nga Vullnet Mato
- Mbështetja Te Supet
- Je Shi Dhe Diell Për Mua
- Pendim Pas Pësimit Vdekjeprurës
- Eros Me Komshien Brenda Varrit
- Turp I Turpeve
- Shkreptima Në Gjumin E Mesnatës
- Fryma E Zvarranikut Të Injorancës
- Kryeputhja E Kësaj Bote
- Diamantet E Lotëve
- Shembulli Pozitiv I Mbretërisë
- Mos M'u Afro, Se Të Vdes!
- Na Mbytën Mashtruesit
- Ëndrra, Shpresa Dhe Dëshira
- Problemi I Madh Parësor
- Na Kanë Vjedhur Historinë
- Një Copë Qiell I Braktisur
Komente 0