Vullnet Mato
Mos M'u Afro, Se Të Vdes!
E shtrenjta ime, sa jeta,
të dua si diellin në mëngjes,
më do më tepër se vetja,
mos m’u afro, se të vdes!
S’kam trëndafila nga saksia,
spërkatur petalet me vesë,
kam mortje në duart e mia,
mos m’u afro, se të vdes!
Në vend të aromës borzilok,
kam frymë flake, që të ndez,
të djeg nga këmbët në kokë,
mos m’u afro, se të vdes!
Më pret në kohën e çiftimit,
pret unazën për martesë,
kam lakun e asgjësimit,
mos m’u afro, se të vdes!
S’kam puthje të përmalluara,
që pret prej kohësh e pres,
kam buzë të helmuara,
mos m’u afro, se të vdes!
Mos prit nga unë përkëdhelje,
kur ti trupin fillon e zhvesh,
s’kam aspak hatërmbetje,
mos m’u afro, se të vdes!
Kam lamtumirën para kohe,
kam virusin e Vuhanit kinez
kam vdekjen më të kobshme,
mos m’u afro, se të vdes!
Kjo qe më e madhe fatkeqësia,
që ëndrrat tona, lë në mes
dhe do na ndajë nga dashuria,
nëse nuk shpëtoj, po vdes!…
të dua si diellin në mëngjes,
më do më tepër se vetja,
mos m’u afro, se të vdes!
S’kam trëndafila nga saksia,
spërkatur petalet me vesë,
kam mortje në duart e mia,
mos m’u afro, se të vdes!
Në vend të aromës borzilok,
kam frymë flake, që të ndez,
të djeg nga këmbët në kokë,
mos m’u afro, se të vdes!
Më pret në kohën e çiftimit,
pret unazën për martesë,
kam lakun e asgjësimit,
mos m’u afro, se të vdes!
S’kam puthje të përmalluara,
që pret prej kohësh e pres,
kam buzë të helmuara,
mos m’u afro, se të vdes!
Mos prit nga unë përkëdhelje,
kur ti trupin fillon e zhvesh,
s’kam aspak hatërmbetje,
mos m’u afro, se të vdes!
Kam lamtumirën para kohe,
kam virusin e Vuhanit kinez
kam vdekjen më të kobshme,
mos m’u afro, se të vdes!
Kjo qe më e madhe fatkeqësia,
që ëndrrat tona, lë në mes
dhe do na ndajë nga dashuria,
nëse nuk shpëtoj, po vdes!…
Më shumë nga Vullnet Mato
- Na Mbytën Mashtruesit
- Ëndrra, Shpresa Dhe Dëshira
- Problemi I Madh Parësor
- Na Kanë Vjedhur Historinë
- Shembulli Pozitiv I Mbretërisë
- Diamantet E Lotëve
- Kryeputhja E Kësaj Bote
- Fryma E Zvarranikut Të Injorancës
- Shkreptima Në Gjumin E Mesnatës
- Turp I Turpeve
- Eros Me Komshien Brenda Varrit
- Pendim Pas Pësimit Vdekjeprurës
- Je Shi Dhe Diell Për Mua
- Mbështetja Te Supet
- Epërsia E Kalit Vraparak
- Një Copë Qiell I Braktisur
Komente 0