Xhemal Gora
Aty…
Aty,
Koha ngeç.
Lartësitë buzë honesh,
e humbasin veçorinë.
Brenda vetes,
fluturimi lind me krahë lirie.
Lebërit, staneve,
shkëmbëzuar,
grinden me kohën.
Me bisht të syrit mbajnë perandoritë,
shtrëngojnë qiejt
dhe gjuajnë me male.
Nga larg,
malli në shpirt,
me përqafimin e syve në horizont,
ndjen dhimbje guri.
Koha ngeç.
Lartësitë buzë honesh,
e humbasin veçorinë.
Brenda vetes,
fluturimi lind me krahë lirie.
Lebërit, staneve,
shkëmbëzuar,
grinden me kohën.
Me bisht të syrit mbajnë perandoritë,
shtrëngojnë qiejt
dhe gjuajnë me male.
Nga larg,
malli në shpirt,
me përqafimin e syve në horizont,
ndjen dhimbje guri.
Komente 0