>
LETERSISHQIP
Xhemal Gora

Tiranës

Kur vijmë te ti…
Nëpër sekonda,
kohët te njëra – tjetra shpalosen...
Buzëqeshjet, si në kohë tjetër,
Vriten me plumba idesh...
Bukurinë e varfër, ndotur me urrejtje,
mbrëmjeve në dritën e qirinjve,
për ta mbajtur gjallë,
në mes të duarve e ngrohim me frymën e shpirtit.
Dhimbja duke ngrënë vetveten,
si kurorë mbi Dajt,
tisin në formë mjegulle,
çdo mbrëmje derdh
të lajë rrugët e tua,
ku shkelin Makbethët e Kombit...
Kur vijmë te ti…