>
LETERSISHQIP
Xhemal Gora

Kur Vuan Një Popull

Kur vuan një popull, nxihen ylberet,
lotët e shpirtrave të vrarë, mbeten njollë në diell.
Nën rënkimin e varreve, errësohen yjtë,
dhimbja ushqen zemërimin dhe vdekja s’ka fuqi.
Kur vuan një Komb,
kujtesa çan shekujt drejt rrënjëve,
ndërgjegjja ae Kombit burimeve ecën, nëpër labirinthe…
Në shpërgënj dhimbjesh lindin gjenitë,
mëkohen nga tragjeditë
dhe prijnë në liri.