>
LETERSISHQIP
Xhemal Gora

Fjalë, Që Në Grykë Ngecin Pa U Thënë

Ndërgjegjevrarë, dhunimi vjen dhe shkon
Fjalët e poetit, në grykë vdesin, pa u thënë.
Lulet, gjelbërimi, ngjyrat, nga dhimbja u thanë…
Ku shkojmë me zemrën farmak…
Në rresht testuar,
mjerim pas mjerimi, ëndërrat larë gjak…
Legjendat shoqërojnë shekujt,
mbi ëndërra dhe kocka…
Nata, prangos dritën hijeve,
honesh pa fund… nëpër dhimbje krimi
dritës rrëmbyer ëndërrat
nëpër plagë durimi…
Lakmitë mposhtën edhe gjigandët male
mëshira ngriu… u shndërrua në gurë…
Qiejve ngrihen duna mekatesh, si smog…
Ëndërrat, shpresat, plagë të vjetëra,
lëkurës sonë, varen horizonteve…
Dashuria rënkon buzë kohësh
bisht komete, që nuk shuhet kurrë…
Fjalët, verbimit qiri… dritëz për shpresën,
relike në muze, netë dhe ditë,
nëpër stuhi epokash, enden në vetmi
legjendave, vazhdojnë të na mëkojnë në shpirt!
Ç’ështe kjo muzikë në pallat…
kudo, si gjethet në Vjeshtë,
pemëve të jetës, bien zogj të vrarë…
Udhët, lotuar, përcjellin njerëz në shtegtim…
Unë, mbështjellë dhimbjen me mjerimin e tyre,
përciell netët e acarta,
kerkoj vargun e gëzimit,
që ma vranë, përpara se të lindë…!
4 Tetor, 2018