Xhemal Gora
Ku Mbillen Psherëtima
Sa shigjeta na gjakosën fluturim,
buzë dashurive,
ku mëngjeset dhe mbrëmjet
të thara na perëndojnë
e shpirti gjumit përpëlitet nëpër ëndrra…
Jetës burg,
nga rrezet e qelive, koha feks.
Ndjenjat, shtratdhimbjesh tkurren,
duke u mbytur qenies.
Varrezë dëshirash ku mbillen psherëtima…
Zgjatemi e zgjatemi,
por mbi ne fare pak polen
lë ndonjë krahë future…
buzë dashurive,
ku mëngjeset dhe mbrëmjet
të thara na perëndojnë
e shpirti gjumit përpëlitet nëpër ëndrra…
Jetës burg,
nga rrezet e qelive, koha feks.
Ndjenjat, shtratdhimbjesh tkurren,
duke u mbytur qenies.
Varrezë dëshirash ku mbillen psherëtima…
Zgjatemi e zgjatemi,
por mbi ne fare pak polen
lë ndonjë krahë future…
Komente 0