>
LETERSISHQIP
Xhemal Gora

Zërat E Jetës

Zërat e jetës,
me fshikje më ledhatojnë,
me amanetin,
duke më nisur në udhëtim drejt jush.
Realiteti në ju vraftë,
me forcën e goditjes së dhimbjes,
egërsinë e shekullit zbuteni.
Ndryshe,
mbylleni dëshirën time,
në sarkofagun e braktisjes suaj.
Hapjani rrugën vetëflijimit.
Për brezat që do të vijnë,
le të mbeten fosile
ndjenjat e mia,
dëshmi e dashurisë për ju…