>
LETERSISHQIP
Xhemal Gora

Pafundësi

Në tehun e shpatës vunë kokat kapedanët,
udhë kryqeve të botës,
monumente lirie mbetën.
Brengat,
copëza amanetesh,
varur flokëve të stinëve,
thinjur nga dhimbjet,
rrudhur nga tradhtitë,
qerpikëve të zotit rëndojnë.
Këtij fundshekulli, eshtra e Kombit,
duke lënguar në shtratin e vetasgjësimit,
mbi pragun e përmbysur të ndërgjegjes troket.
Nga krismat, bota brenda nesh,
Tkurret… thyhet….Buçet…