>
LETERSISHQIP
Xhemal Gora

Me Dashurinë E Jetës

Erdha…Jam këtu!
Trupi i lehtë si zgavër,
shpirti, me peshën e tij
nën bluzën e bardhë
mbetur korridoreve me erë narkoze…
Në shtrat, mbi fytyrën tënde,
me dashurinë e viteve të njom buzët
e mbështjell duke të përsëritur;
Erdha…Jam këtu...
Kësaj mesnate, këtë barakë me rrota,
dashuria ime s’do ta lërë të ndalet.
Ja…Mbërritëm…
Tek mbushem me pritjen tënde,
të flas fort: "Më dëgjon…Erdha…Jam këtu!..."
Dora mbi ballë i largon hijet.
Ti, çel sytë,
e nëpër dhimbje më buzëqesh…