>
LETERSISHQIP
Xhemal Gora

Nëpër Kohë

Lindur shpirtit të kombit,
shkëlqim i kuq agu,
krahëve të një zogu mbi flamur…
Aromë dafine rritur në mes malesh,
amanet lirie,
pas luftrash, plagësh, lotësh,
shpirtrat bërë urë…
Vijmë prush dashurishë
mbi re pëllumbash të bardhë, të bardhë, të bardhë…
ëndërrave më të bukura, pa dhimbje
duam kohën tonë…
në qiellin e kësaj bote, që kërkojmë të ndëtojmë!
Me fjalëdashurinë, pemëmëmën e jetës,
zgjimit, bashkimit…
dhe lulen më të bukur të njerëzimit…!