Xhemal Gora
Zjarret
Zjarret,
kush tha se janë njëlloj?
Gjuhët e flakëve ndryshojnë
nga thellësia e dashurisë … urrejtjes…
duke valëvitur misterin e magjisë tinëzare,
të shpirtit të ndezur që nuk duket…
Ndoshta Zotat njerëzve,
prandaj nuk deshën t’jua jepnin.
Por ata ua morën,
baba Dielli ua dhuroi,
a vetë Prometeu…
Së pari, e futën në gji.
Të mjerët, s’e ruajtën dot masën…
U përvëluan!
Edhe kur nga shpirti e nxjerrin,
hirin brenda, të ndezur e mbajnë.
Ndoshta Botës flakën t’i vënë ….
kush tha se janë njëlloj?
Gjuhët e flakëve ndryshojnë
nga thellësia e dashurisë … urrejtjes…
duke valëvitur misterin e magjisë tinëzare,
të shpirtit të ndezur që nuk duket…
Ndoshta Zotat njerëzve,
prandaj nuk deshën t’jua jepnin.
Por ata ua morën,
baba Dielli ua dhuroi,
a vetë Prometeu…
Së pari, e futën në gji.
Të mjerët, s’e ruajtën dot masën…
U përvëluan!
Edhe kur nga shpirti e nxjerrin,
hirin brenda, të ndezur e mbajnë.
Ndoshta Botës flakën t’i vënë ….
Komente 0