>
LETERSISHQIP
Adelina Pali

Dehja Ime

Dehja ime u bëre, taksa gotat cakrronim
S’më dehu  vera, veç qënia jote për karshi
Piva sytë e tu të shkruar me alkoolin
E jotja buzëqeshje,   si magji.

Më vërshoi përbrënda një ëndërr si përrallë
Brengat m’u larguan, gjaku më vloi,
vjedhurazi shikoja vështrimin tënd të rrallë.
Vështrimin që më drithëroi, gjoksin ma shpoi.

Mendja zgjidhi zinxhirët, gjithçka e harrova
Dhe vrapoi e etur larg në imagjinatë
Ah, dehja më ngrohu, zemrën turravrap zgjova
S’ishte dehje vere, por  vështrimi i zjarrtë.

Ah, ata sy shpirtin ma dehën, më bënë magji
Sikur të pija dhe një voz, kurrë s’do të dehesha
Teksa të rrija pranë porsi një Perri,
një çast doja, në gjoksin  tënd të prehesha.

Kjo mëndja ime që aq larg shtegtoi,
Më kot u mundua, ja, të kam kaq pranë
Me gotën përballë, një tjetër dehje më shtrëngoi
Syte e mi të dehur, tek sytë e tu RANË…