Albert Zholi
I Verbri Nga Athina
Grupi i njerëzve rrinte përballë semaforit të kuq në Athinë, në pritje të dritëkalimit.
-Tak… tak…tak…është hapur rruga jonë?...tak… tak…tak- dëgjova në atë heshtje pritjeje. Ktheva kokën dhe pashë një burrë të verbër. Ishte mbi të pesëdhjetat dhe vec syve dritëvdekur, gjithë trupi dukej i shëndetëshëm.
-Akoma s’është hapur – u përgjigja unë, kur pashë se askush nuk po fliste.
I verbëri trokiti edhe disa herë shkopin dhe u afrua pranë meje, si i tërhequr nga zëri. M’u kujtua bastuni i Moisiut dhe i futa krahun të verbërit.
-Për ku e keni udhën? – e pyeta.
-Në metro, - m’u përgjigj i verbëri dhe duke zgjatur bastunin, vazhdoi- nga jeni, se nuk më dukeni grek?
-Jam nga Shqipëria – ia ktheva unë dhe më erdhi mirë, kur dora e tijë më shtrëngoi krahun me siguri dashurie.
-Si e keni emrin? E si ju flasin?
-Albert më quajnë e Albert më flasin, - u përgjigja në me krenari për emrin tim dhe për ta sqaruar më tej vazhdova: Kam dy vjet që jetoj këtu.
-Shumë mirë, shumë mirë, përsëriti njeriu me shkop dhe vazhdoi të më fliste:
-Në lagjen ku banoj kam një djalë nga Tirana Andon e thërrasin po emrin e ka Agron. Nga halli e ka ndërruar, si shumë shqiptarë, që të bëhen më të besueshëm tek pronarët...- trokiti disa herë me shkop, sikur i dha sinjale tokës apo i tregoi se ku ishte dhe vazhdoi – Dhe me Agronin, kështu si me ty u njoha. Më ndihmoi në një udhëkryq. Gjithë bota në udhëkryq është e aq më keq ne të verbërit. Agroni është djalë i mirë si ty. Shqiptarët nuk janë të gjithë ashtu si flasin radiot e televizorët. Dru të shtrembër ka në cdo pyll, edhe këtu, edhe atje.
-... Tak...tak...tak është e hapur udha jonë?!
-Po!- i thashë
"Ky jeton në shtatë botë, mendova, me bastunin e tijë me shtatë nyje. Por ne njerëzit me sy nuk e kuptojmë. Ne nuk jetojmë dot as në botën tonë të dritës".

Më shumë nga Albert Zholi
- Ah! Beso, Beso
- Njeriu Që Vuan Ndershmërinë
- Zonja Nga Athina
- Barba Mihali Me Gjuhën E Konicës
- Xhina Quhem
- Përçmimi
- Fjalët E Plumbta
- Piktori I Vogël
- Glifadha Vajza Shqiptare Dhe Deti
- Athina Dhe Kënga Shqiptare
- I Kam Borxh Jetën
- Përse Të Venë Nga Deti Mendimet Zemra Ime?!
- Petagogu
- Taulanti
- Dy Vjet Pa Gjumë…
- Jo, Edhe Ujin E Detit E Morëm Hua...
Komente 0