Albert Zholi
Xha Gaqoja
Të nesërmen e asaj nate që kanali televiziv ERT -2 shfaqi filmin "L’Amerika", xha Gaqoja më telefonoi qysh në mëngjes.
-Përse po tallet bota me ne o bir?!...
Zëri i tij ishte revoltë e brendëshme, ishte një zë i plagosur, ku cdo fjalë, sikur mbartëte një shekull mbi shpinë. Dhe e nxirrte nga gjoksi i Xha Gaqos, për të sajtën herë, për të mos e dëgjuar përsëri askush." Përse po tallet bota me ne o bir?!...
Dhe askush nga veshët e botës, nuk e dëgjoi dhimbjen e xha Gaqos.
Dhe askush nuk i pa sytë e tij të lotuar, tek shihnin atë film, ku vendi i tijë, njerëzit e tijë, historia e atijë vendi dhe atyre njerëzve, shkelej nga e qeshura e botës.
Dhe bota kënaqej e shlodhej me shqiptarët –majmuna, me shqiptarët –barbarë, me atë popull, që kishte një gjuhë Perëndie" e një histori gjaku.
Xha Gaqoja kish parë filmin " La Amerika", dhe shpirti i qe trazuar tek dhimbja e madhe...Ai ishte i mbushur i gjithi me poezi e me dhimbje malli. Me Naimin e Mjedën, Fishtën e Migjenin, Konicën e Agollin. Një minierë e vërtetë vjershërimi, që nuk e lë atdhetarizmin të shuhet. Kur e dëgjova për herë të parë në një koktej të shtruar në ambasadën tonë, u befasova... " Një antologji dashurie për Atdheun!", mendova, kur ai i recitonte vjershëtorët e mëdhenj, si edhe vjershat e tij, me djegie shpirti, sikur të mos numëronte 85 vite jetë.
" Epo nën pemën e fisit të patriotit të madh Koto Hoxhit është rritur, ndaj i ka lezet edhe fjala edhe vjersha" dhe në mend më erdhën disa vargje të mësuesit të madh:
"...Po e kam zemrën shkëmb,
këto plagë i kam si gjemb,
po të ishte tjetër komb,
do pëllcitë të bënte bombë,
do shuhej edhe emëri…"
-Shqipëria po vuan, or bir, ç’po bëjmë ne për të?!Ç’po bëjmë?!!-më vinte zëri i xha Gaqos brenda telefonit. Unë dëgjoja dhe heshtja. Para atijë zëri nuk duhej fjala.
-Shqipëria po përcahet, i mungon gjuha e së mirës. Po shajmë e po pështyjmë. Po vjedhim e po vrasim. Kush na ka mallkuar?!...Eeh, u bëmë loti i vetes e gazi i botës. Para zërit të xha Gaqos mua, fjala më fshihej nën gjuhë.
Tashmë ai ka ndrruar jetë dhe është në strehëzën e përjetshme, por sa herë shikoj politikanët shqiptarë në debatet e mbrëmjes, më duket sikur xha Gaqoja më thotë." Përse po tallet bota me ne o bir që duam të hyjmë në Evropë (si vetëm me martesat e homoseksualëve?) kur jemi në zemer të saj?!...

Athine 1998
Më shumë nga Albert Zholi
- I Verbri Nga Athina
- Ah! Beso, Beso
- Njeriu Që Vuan Ndershmërinë
- Zonja Nga Athina
- Barba Mihali Me Gjuhën E Konicës
- Xhina Quhem
- Përçmimi
- Fjalët E Plumbta
- Piktori I Vogël
- Glifadha Vajza Shqiptare Dhe Deti
- Athina Dhe Kënga Shqiptare
- I Kam Borxh Jetën
- Përse Të Venë Nga Deti Mendimet Zemra Ime?!
- Petagogu
- Taulanti
- Dy Vjet Pa Gjumë…
Komente 0