Alketa Lamaj
Duaje Jetën
Ndonjëherë do të godas,
Me sfidat e jetës do të përplas,
Do të godas e lëndojë fortë, fortë,
Pa pikë mëshirë…
Saqë të vazhdosh përpara është vështirë.
Errësira do të kapërdij,
Të gjitha energjitë do ti përpij,
Do të tregohem e ashpër,
Do të tregohem një mike jo e mirë,
Tamam një egërsirë!
Megjithatë, gjithmonë kujto:
Gomarin nga balta e nxjerr vetëm i zoti o!
Vetëm ti mund ti japësh forcë vetes,
Që sa herë rrëzohesh,
Kurrë mos të dorëzohesh,
Por, tė ngrihesh më e fortë
se kurrë!
Kërko gjërat e bukura në çdo gjë që kalon,
Prano atë që dot se ndryshon,
E mbi të gjitha asgjë nuk është e përhershme,
Nuk e di ti që çdo gjë është e vdekshme?!
Çdo gjë do të kaloj.
Unë shpërblej të duruarit,
Guximtarët janë të ledhatuarit e mi,
Shpërblej ata që kurrë nuk dorëzohen,
Po ashtu dhe ata që nuk ankohen.
Pasi mbyll një derë,
Hap dy të tjera,
Unë kam shumë rrugë,
Të duhet veç të ndryshosh drejtimin,
Shpesh për të gjetur shpëtimin.
Por, e fundit, por jo nga rëndësia,
Le ta dijë gjithë gjithë njerëzia,
Gjëja me e bukur që keni, jam unë!
Asgjë nuk është më e rëndësishme se" JETA".
Me sfidat e jetës do të përplas,
Do të godas e lëndojë fortë, fortë,
Pa pikë mëshirë…
Saqë të vazhdosh përpara është vështirë.
Errësira do të kapërdij,
Të gjitha energjitë do ti përpij,
Do të tregohem e ashpër,
Do të tregohem një mike jo e mirë,
Tamam një egërsirë!
Megjithatë, gjithmonë kujto:
Gomarin nga balta e nxjerr vetëm i zoti o!
Vetëm ti mund ti japësh forcë vetes,
Që sa herë rrëzohesh,
Kurrë mos të dorëzohesh,
Por, tė ngrihesh më e fortë
se kurrë!
Kërko gjërat e bukura në çdo gjë që kalon,
Prano atë që dot se ndryshon,
E mbi të gjitha asgjë nuk është e përhershme,
Nuk e di ti që çdo gjë është e vdekshme?!
Çdo gjë do të kaloj.
Unë shpërblej të duruarit,
Guximtarët janë të ledhatuarit e mi,
Shpërblej ata që kurrë nuk dorëzohen,
Po ashtu dhe ata që nuk ankohen.
Pasi mbyll një derë,
Hap dy të tjera,
Unë kam shumë rrugë,
Të duhet veç të ndryshosh drejtimin,
Shpesh për të gjetur shpëtimin.
Por, e fundit, por jo nga rëndësia,
Le ta dijë gjithë gjithë njerëzia,
Gjëja me e bukur që keni, jam unë!
Asgjë nuk është më e rëndësishme se" JETA".
Më shumë nga Alketa Lamaj
Komente 0