>
LETERSISHQIP
Erina Çoku

Sa Bukur Me T'dâsht

Sa bukur me t’dâsht,
diell i but, rreze n’âsht
re e bardh, uj n’rrâj.

Sa bukur me t’dâsht,
sy, goj’, qaf’ e zâ
fjal, heshtje e gjithçâ.

Sa bukur me t’dâsht,
e me ta deshmu krejt
me frym’, vepra e gjithsej.

Sa bukur me t’dâsht
me t’dashtme shpirti
si hânen kur terrin krejt e ndriti.

Sa bukur me t’dâsht
e vetes me i dhân
nji shpirt t’dashtun prân e prân.

Sa bukur me t’dâsht
kadal, pa ngut
sa bukur me t’dâsht,
me t’dâsht dikush.