>
LETERSISHQIP

Drita

Këtu në kraharor, drita që pamë
mendja do ta rrokë - trupi do ta pushtojë
gjithë drita që na mbush, gjithë drita që na çliron.

Këtu në kraharor, drita që shohim
mendja do ta mbajë - trupi do ta ruajë
gjithë drita e marrë, gjithë drita e përcjellë.

Këtu në kraharor, drita që do të shohim
mendja do ta presë - trupi do ta njohë
gjithë drita e thirrur, gjithë drita e mëkuar.