>
LETERSISHQIP
Erina Çoku

Pikël

Një hënë tepër e bukur për t’u thënë
si rrethi i plotë, pa nesër pa mbrëmë.

Një hënë e largët, vetmore, e prerë
sa gjysma në tokë, aq gjysma në qiell.

Një hënë e ngrohtë, e rëndë e thellë
e verdhë e ndjerë, regëtimë në terr.

Një hënë në natë, një hënë në ditë
veç hijet për trup, veç drita për shpirt.