>
LETERSISHQIP
Erina Çoku

Dritje

Gjërat e vogla që u hanë kokën gjërave të mëdha
treten nën rrezet e mëngjeseve të reja
që nuk hanë gjëra të mëdha
të mbërritshme nga gjëra të vogla.

"Mamë, dielli do të rrojë përjetë për ne."
"Nuk ka dyshim, bir."

Gjërat e mëdha që mbeten
dhe gjërat e vogla që mbeten
ndijohen një çasti të imët.