>
LETERSISHQIP
Erina Çoku

Vilet E Heshtjes

E largët kjo afri,
e afërt kjo largëti.

Mbrëmje këputur shiut
shikimi
ujë këputur ethes
syri
ethe këputur buzës
buza
puthje këputur puthjes
koha
heshtje këputur fjalëve
diçkaja.

Ti kështu.
Mes fjalëve, mes heshtjes.
Unë kështu.
Një planeti të ndërmjetëm.