>
LETERSISHQIP

Eja Në Diell

Eja qajmë bashkë,
dielli do na përqafojë
e puthjet prej buze
në dritë do shkojnë.

Eja qeshim bashkë
bota do të rrotullohet
e trupi ynë do të çelë
sythe harrimi.

Eja bashkë, atje, atje.