>
LETERSISHQIP

Qetë

Në rrugën e qetë
me hap të qetë
qetohesh
fryma e paqetë
botës së shqetë
qetohet
dhe koha e qetë
shmang shpirtin e shqetë
në trup të paqetë,
s'qetohem.