Erina Çoku
Dritahijet
Të gjitha hijet e natës mblidhen në një pikë
të gjitha përshtypjet hyjnë
ngatërrohen nën lëkurë
kohët e tashme, kohët e ardhme,
kohët që nuk ndodhën.
Dhe vdekja, dhe jeta, dhe diçka tjetër ende,
rri e përgjon frymën
që nuk e mat dot dje, sot, nesër.
Kohët janë përmbysur
kohët janë përzier
kohët janë një lumë nën pellg,
dhe moti mblidhet
dhe moti shkon
dhe moti vjen.
Çka?
Kjo grimëjetë sesi gënjen,
sesi mban peng mes qiellit e tokës,
frymëmarr e matem me përtej,
shumë butë
shumë hollë.
shumë lehtë.
Të gjitha hijet e natës mblidhen në një pikë.
të gjitha përshtypjet hyjnë
ngatërrohen nën lëkurë
kohët e tashme, kohët e ardhme,
kohët që nuk ndodhën.
Dhe vdekja, dhe jeta, dhe diçka tjetër ende,
rri e përgjon frymën
që nuk e mat dot dje, sot, nesër.
Kohët janë përmbysur
kohët janë përzier
kohët janë një lumë nën pellg,
dhe moti mblidhet
dhe moti shkon
dhe moti vjen.
Çka?
Kjo grimëjetë sesi gënjen,
sesi mban peng mes qiellit e tokës,
frymëmarr e matem me përtej,
shumë butë
shumë hollë.
shumë lehtë.
Të gjitha hijet e natës mblidhen në një pikë.
Komente 0