Erina Çoku
Blatë
Po të ishte e thjeshtë dashuria,
nuk do të ngjante në shpirtin e njeriut
si buka e ngrohtë e një vakti dimri.
Shpirti yt, brumë i paardhur mirë
diçka do të ushqejë,
por e ngrohta asnjëherë nuk është e sigurt,
në magjen e një dimri.
Orë e ndërmjetme, stinë pa përmasa
hëna matanë reve si një grua vetmake
botën ngrin ngadalë, thërrmijë pas thërrmije.
Plazmike, e paqëndrueshme si merkuri dashuria
e lëndët, amorfe, asnjëherë krejt e mbartshme,
nuk mblidhet prej toke në duar,
sidomos në dimër.
Po të ishte e bukur dashuria
nuk do të ngjante në shpirtin e njeriut
si vera e ngrohtë në qiellzën e gruas së heshtur.
Trupi i qytetit është i lagësht
e shqisat nuk përkojnë më me ndijimet,
po dritat e mekura në qafën gruas
përthahen si plagë të vogla, të kuqe.
Imazhe pa ngut, presin të mpira pranverën
teksa gjithsej përmbyllet me tinguj të imtë
që lëmohen në kraharor pa forca fërkimi.
Përmasat e tokës tkurren
si lëkurë e ftohtë në rrymë ajri,
gjersa dheu shndërrohet në kothere të mardhur
dhe këmbët shkasin në bukën që asnjë uri nuk shoi.
Kështu jam nisur për në mendimet e tua,
me ecjen e pasigurt mbi kotheren e dheut
dhe pse nuk di a shkruhet mbërritja në hapat e mi
a veç zogjtë që më dalin prej kafkës mbahen gjallë aty.
Në cilin cak të qenies e ruajmë atë borë të shkrirë
që iu tutëm ende pa rënë?
Zërat zbuten si krijesa të vogla të ushqyera mirë
e figurat davariten pa lënë asnjë shenjë të besueshme.
Kur të mbarojnë ditët e porositura në diell,
do të të përqafoj me netët e humbura në kohën e shiut
e do të shkruaj diçka përngjarë me një poemë
që udhëtarë të tjerë si ne ta kundrojnë me përshpirtje.
Ky nuk është lloji i fjetjes kah ylli i veriut,
por trupi yt si një enë ku ndijimet shkasin ngadalë…
A ke ethe? A ke ethe të buta të fshehta, si dehje muzgu?
Atëherë bëmë bukë e verë në udhën tënde pa stinë.

Komente 0