>
LETERSISHQIP

Ende

Do të vijë shiu,
por tokën nuk do ta gjejë.

Plasave të thella rrënjët udhëtojnë
uji nuk i mëkon, uji nuk i mëkon.

Ende.

Do të vijë shiu
por kohën nuk do ta gjejë.

Pas qafe hukatet një hukamë
ujë pa tokë, ujë pa tokë.

Ende.