Erina Çoku
Vetmia Që Nuk Di
Nuk e di cila vetmi më dhemb sot.
Këtë therje nuk e njoh.
Për këtë gërryerje nuk di asgjë.
Kjo ethe nuk më kujtohet.
Kjo uri a ushqehet?
Kjo etje a mëkohet?
Nuk e di nga vjen kjo vetmi.
Cili zë e ngjalli.
Cili sy e solli.
Cila buzë e ruan.
A e pushtojnë përqafimet?
A e mundin puthjet?
Nuk e njoh këtë vetmi.
Nuk e di si shërohet.
Këtë therje nuk e njoh.
Për këtë gërryerje nuk di asgjë.
Kjo ethe nuk më kujtohet.
Kjo uri a ushqehet?
Kjo etje a mëkohet?
Nuk e di nga vjen kjo vetmi.
Cili zë e ngjalli.
Cili sy e solli.
Cila buzë e ruan.
A e pushtojnë përqafimet?
A e mundin puthjet?
Nuk e njoh këtë vetmi.
Nuk e di si shërohet.
Komente 0