Erina Çoku
Njeriu Është Një Krisje E Kaltër
Diell i ri,
monedhë e shkrirë në brengë
si rrodhe ngadalë duarsh
e ike lëndë e panjohur?
Të dëgjoj si bie.
Rrjedha të merr
e vranëtia të ndjek.
Diell i ri,
nxehtësi e lëngët
si udhëtove kështu
e reve mbërrite sërish?
Shiko si zgjatem.
Kryet prek qiellin
e krisje të kaltra bëhen hieroglifë.
monedhë e shkrirë në brengë
si rrodhe ngadalë duarsh
e ike lëndë e panjohur?
Të dëgjoj si bie.
Rrjedha të merr
e vranëtia të ndjek.
Diell i ri,
nxehtësi e lëngët
si udhëtove kështu
e reve mbërrite sërish?
Shiko si zgjatem.
Kryet prek qiellin
e krisje të kaltra bëhen hieroglifë.
Komente 0