Erina Çoku
In Poeticum
Kjo poezi,
ngjizur me sytë e veshët e tu,
gropë e errët në gojën tënde,
gur me lak në qafën tënde,
pellg me ujë nën këmbët e tua.
Kjo.
Kjo bishë me të gjitha format,
egërsirë e vogël brenda trupit tënd
me frymën ftohmë,
me ahtin zheg,
me ujin dallgë,
me detin baticë,
me qiellin vranëti.
Kjo.
Kjo formë jete që plaset kraharorit tënd
një, dy, tre, shumë herë,
dhe ti i ndien krisjet, plasat, thyerjet
një, dy, tre, shumë herë.
Kjo.
Kjo poezi që kacavirret brenda lëkurës tënde
me thonj të pamëshirë
si një fëmijë i gëzuar këmbadoras,
si një krijesë e shpejtë në arrati,
si një pre e mbijetuar njëqind kafshimeve.
Kjo.
Kjo poezi që duhet thënë,
që nuk duhet thënë,
që të ënjt duart,
të thyen dhëmbët,
të çan lëkurën,
të shpon mishin,
të shpërthen ujë sysh,
të rrjedh gjak hundësh,
turjelë e re në eshtra,
i burgosur androgjin në kafkë,
grahmë e re për diçka.
Kjo.
Kjo poezi që mbahet në ty
që mbahesh në të
e të ther në trup aq sa ta shpërthen,
e të lë fill pa kuptim në ajër
gjersa nis lufta jote me boshin,
ku me siguri do të biesh, do të biesh
e po s’re, trupi yt do të gërryhet fort,
rrënjë të reja do të përgjaten brenda teje,
do të lëshojnë kërcej, degë e sytha
sërish, sërish.
Kjo.
Kjo poezi që të lufton ty
që e lufton dhe ti atë,
dyshja jote besnike e mbijetës,
rrëzimi dhe ngritja,
agonia me kujtesë të largët vdekjeje,
përpëlitja me harresë të grisur jete,
drita dhe hija,
të gjitha zërat që mbjell e korr,
udha kah shkon, udha kah vjen,
gjithë koha që shtillet brenda saj,
gjithë koha që asgjësohet jashtë saj,
ti fantazmë e saj, ajo fantazmë e jotja,
mishi i trazuar, kocka e përzier,
palca e paqetë dhe gjaku i turbullt.
Kjo.
Kjo poezi,
që lind para përseve,
që përgjigjet para pyetjeve,
që nuk të duhet,
që nuk i duhesh,
që e do pavarësisht,
që të do pavarësisht,
kjo ndodhi e jotja në trupin tënd,
kjo luftë e jotja e vakët,
mes zotave të erës, të ujit, të zjarrit e të dheut
mes frymës, gjakut, mishit e kockës.
Kjo.
ngjizur me sytë e veshët e tu,
gropë e errët në gojën tënde,
gur me lak në qafën tënde,
pellg me ujë nën këmbët e tua.
Kjo.
Kjo bishë me të gjitha format,
egërsirë e vogël brenda trupit tënd
me frymën ftohmë,
me ahtin zheg,
me ujin dallgë,
me detin baticë,
me qiellin vranëti.
Kjo.
Kjo formë jete që plaset kraharorit tënd
një, dy, tre, shumë herë,
dhe ti i ndien krisjet, plasat, thyerjet
një, dy, tre, shumë herë.
Kjo.
Kjo poezi që kacavirret brenda lëkurës tënde
me thonj të pamëshirë
si një fëmijë i gëzuar këmbadoras,
si një krijesë e shpejtë në arrati,
si një pre e mbijetuar njëqind kafshimeve.
Kjo.
Kjo poezi që duhet thënë,
që nuk duhet thënë,
që të ënjt duart,
të thyen dhëmbët,
të çan lëkurën,
të shpon mishin,
të shpërthen ujë sysh,
të rrjedh gjak hundësh,
turjelë e re në eshtra,
i burgosur androgjin në kafkë,
grahmë e re për diçka.
Kjo.
Kjo poezi që mbahet në ty
që mbahesh në të
e të ther në trup aq sa ta shpërthen,
e të lë fill pa kuptim në ajër
gjersa nis lufta jote me boshin,
ku me siguri do të biesh, do të biesh
e po s’re, trupi yt do të gërryhet fort,
rrënjë të reja do të përgjaten brenda teje,
do të lëshojnë kërcej, degë e sytha
sërish, sërish.
Kjo.
Kjo poezi që të lufton ty
që e lufton dhe ti atë,
dyshja jote besnike e mbijetës,
rrëzimi dhe ngritja,
agonia me kujtesë të largët vdekjeje,
përpëlitja me harresë të grisur jete,
drita dhe hija,
të gjitha zërat që mbjell e korr,
udha kah shkon, udha kah vjen,
gjithë koha që shtillet brenda saj,
gjithë koha që asgjësohet jashtë saj,
ti fantazmë e saj, ajo fantazmë e jotja,
mishi i trazuar, kocka e përzier,
palca e paqetë dhe gjaku i turbullt.
Kjo.
Kjo poezi,
që lind para përseve,
që përgjigjet para pyetjeve,
që nuk të duhet,
që nuk i duhesh,
që e do pavarësisht,
që të do pavarësisht,
kjo ndodhi e jotja në trupin tënd,
kjo luftë e jotja e vakët,
mes zotave të erës, të ujit, të zjarrit e të dheut
mes frymës, gjakut, mishit e kockës.
Kjo.
Komente 0