>
LETERSISHQIP

Mes

Nata dhe dita vijnë - në mes
si jetëve tona shkojmë - në mes
si njëri-tjetrin mbërrijmë - në mes

E në mes këputemi – as natë as ditë
e në mes mbetemi - jeta shkon
e në mes ikim – pa mbërritë.

Mesvijë, mesëndërr, mesdritë
mesndjenjë, mesaht, mesfrymë.
Në mes, pa të mesme.