>
LETERSISHQIP
Erina Çoku

Pa Titull

Të gjitha mbrëmjet
futur vetmi në trupin tënd
asnjëherë nuk do të ikin,
kujtesë e gjallë e jotja.
Të gjitha, një mbrëmje.

Të gjitha mëngjeset
çliruar dritë prej trupit tënd
janë orë të ikura pa kthim,
kujtesë e përhumbur zbatharake.
Të gjitha, një mëngjes.

Të gjitha mbrëmjet
ardhur hije në dritë
pushtojnë atë heshtje
që me fjalë nuk ndahet.
Të gjitha, një.