Erina Çoku
Kuti Kohe
Ora.
Koha rrotullohet spirale e vjetër
e trupin shkëput gjendje të re.
Shohim nga brenda,
me sy që ngjyejnë gjithçka jashtë,
Ora brenda.
Brenda trupit.
Brenda mendjes.
Brenda zemrës.
Ora jashtë.
Jashtë trupit.
Jashtë zemrës.
Jashtë mendjes.
Ora.
Shpirti ynë mbahet në botë,
çati mbi përgjigjen e madhe.
Ishim jashtë?
Apo gjithmonë brenda kemi qenë?
Brenda, në këtë kuti kohe rrojmë.
Koha rrotullohet spirale e vjetër
e trupin shkëput gjendje të re.
Shohim nga brenda,
me sy që ngjyejnë gjithçka jashtë,
Ora brenda.
Brenda trupit.
Brenda mendjes.
Brenda zemrës.
Ora jashtë.
Jashtë trupit.
Jashtë zemrës.
Jashtë mendjes.
Ora.
Shpirti ynë mbahet në botë,
çati mbi përgjigjen e madhe.
Ishim jashtë?
Apo gjithmonë brenda kemi qenë?
Brenda, në këtë kuti kohe rrojmë.
Komente 0