Erina Çoku
Lëngata E Dritës
Më kujtohen ëndrrat që pata,
fragmente drite ndër grila - pjesë e së tërës.
Më kujtohen,
të shkëputura - pa dhimbjen e së plotës
të lidhura - me hije të buta mishi pa asht
Më kujtohen, por tani nuk fle të njëjtin gjumë.
Ndonjëherë i shoh në ëndërr
qelqe të vogla nën ninëz
gardhe të heshtjes së madhe
ëndrra brenda ëndrrës
gjersa zgjohem si plagë e vjetër nën shi.
Kështu ther në trupin e botës,
me dritën që më bie nga tjetër kënd,
si pjesë tjetër e së tërës.

Komente 0