Erinda Medolli
Di Dhe Unë Të Buzëqesh
Kur detet e shpirtit të jenë të lirë,
Dhe errësirë zemra ime e mirë,
Në asnjë qoshe të mos ketë,
E buzëqeshur zemra atëherë do jetë!
Buzëqeshja ime do jetë pa mbarim,
Kur dielli të futë rrezet,
Në skutat e shpirtit tim,
Të ngrohë e mos m’i thajë shpresat,
E kur dielli të dijë të shndritë i dlirë,
Ndoshta dhe unë do të qesh më mirë.
Siç ngazëllehet një shpirt i bardhë,
Edhe kur jeta eshtë tepër e vështirë!
Do të qesh si fati qeshi me mua
Në çdo ngrysje e mëngjes pa gdhirë,
Po kur dielli të më depërtojë në shpirt
Atëherë do të buzëqesh më mirë!
Dhe errësirë zemra ime e mirë,
Në asnjë qoshe të mos ketë,
E buzëqeshur zemra atëherë do jetë!
Buzëqeshja ime do jetë pa mbarim,
Kur dielli të futë rrezet,
Në skutat e shpirtit tim,
Të ngrohë e mos m’i thajë shpresat,
E kur dielli të dijë të shndritë i dlirë,
Ndoshta dhe unë do të qesh më mirë.
Siç ngazëllehet një shpirt i bardhë,
Edhe kur jeta eshtë tepër e vështirë!
Do të qesh si fati qeshi me mua
Në çdo ngrysje e mëngjes pa gdhirë,
Po kur dielli të më depërtojë në shpirt
Atëherë do të buzëqesh më mirë!
Komente 0