>
LETERSISHQIP
Erinda Medolli

Duaje Gruan

Duaje me shpirt,
Për të jeto!

Duaje me zemër
Kurrë mos e lëndo!

Duaje me mendje,
Me vete mbaje kudo!

Duaje për vete,
gjysma jote është ajo!

Duaje me besim
Tek ajo shpreso!

Duaje me pasion
Kurrë mos e tradhto!

Duaje me dashuri
Detyrimin mos urdhëro!

Duaje pa u lodhur
Gëzim në të kërko!

Duaje si një dhuratë
Si pasuri e konsidero!

Duaje si bashkëshort i saj
Por mos e skllavëro!

Duaje si trupin tënd
Brinjën tënde mos e ndëshko!

Duaje duke e dëgjuar,
Familjen e ndërto!

Duaje si demokracinë,
me të u barazo!

Duaje me gjithë dobësitë,
Të metat ia prano!

Duaje si urdhërim,
Zoti këtë do!

Duaje si sytë,
Dritën në të shiko!

Duaje Si Krishti Kishën,
Për të sakrifiko!