>
LETERSISHQIP
Erinda Medolli

Pa Pranverë

Pranvera vjen për të gjithë
Por për ne të dy ka vite që vonon,
Mbase ka harruar të lindë,
Mbase ka harruar të kalojë
në shtegun tonë!

Pse të gjithë e kanë një stinë
Ndërsa në jetën tonë nuk kalon,
Ajo ka mbetur pa frymë rrugës,
Ndaj dhe lëndina jonë veç loton!

E pema te dritarja mbeti zhveshur
Në pritjen e saj, u tha.
Kaloi koha, por stina e njëjtë,
Vjeshtë, me trishtim, ankth e vaj!