Erinda Medolli
Sytë Në Qiell
Në ditët që si gjethet e pemëve më binin,
Mbaj mend se isha vetëm,
Doja shumë që njerëzit të më vinin
Por asnjëherë rrugën s’e gjetën!
Mbaja gjunjët në tokë e sytë në qiell
Që mbytur mos isha më,
Por dallga më ngrinte e më thithte
E s’më linte të nxirrja zë!
Zërat e lartë që në jetën time oshtinin
Dukej sikur kafshonin muret e shtëpisë,
Tavanet tundeshin sikur do më binin
E unë mbështillja dy krijesat e mia pafaj!
Kush ishte aty për t’i dëgjuar?
Grindjet jehonin, vuajtjet më mpinin,
As gjumi i natës nuk i pushoi
Asnjë agim mëngjesi dot s’i ndaloi.
Mbaj mend se isha vetëm,
Doja shumë që njerëzit të më vinin
Por asnjëherë rrugën s’e gjetën!
Mbaja gjunjët në tokë e sytë në qiell
Që mbytur mos isha më,
Por dallga më ngrinte e më thithte
E s’më linte të nxirrja zë!
Zërat e lartë që në jetën time oshtinin
Dukej sikur kafshonin muret e shtëpisë,
Tavanet tundeshin sikur do më binin
E unë mbështillja dy krijesat e mia pafaj!
Kush ishte aty për t’i dëgjuar?
Grindjet jehonin, vuajtjet më mpinin,
As gjumi i natës nuk i pushoi
Asnjë agim mëngjesi dot s’i ndaloi.
Komente 0