Erinda Medolli
Pas Dimrit Vjen Pranverë
Mendimet dalin nga truri rrëmuar
E si grimca gurësh ndërtuan një mal,
Gjithçka tregova ka mbaruar
Dhimbja nuk u kthyeka në fjalë!
Zgjohem, ngrihem e brengosur
Të kap kohën që rrjedh lumë,
Të ndez dritat që janë sosur
Kur do zgjohem nga ky gjumë?
Sikur të mund të nxirrja
Trishtimet e brengat që trupi mban,
Atëherë do të mundja të kaloja
Brengat e jetës, sa një oqean!
E di se pas dimrit mbaron bora
Hapet qielli si pranverë,
Buzëqesh dhe shpirti im,
Vjen e ngrohta, si përherë!
E si grimca gurësh ndërtuan një mal,
Gjithçka tregova ka mbaruar
Dhimbja nuk u kthyeka në fjalë!
Zgjohem, ngrihem e brengosur
Të kap kohën që rrjedh lumë,
Të ndez dritat që janë sosur
Kur do zgjohem nga ky gjumë?
Sikur të mund të nxirrja
Trishtimet e brengat që trupi mban,
Atëherë do të mundja të kaloja
Brengat e jetës, sa një oqean!
E di se pas dimrit mbaron bora
Hapet qielli si pranverë,
Buzëqesh dhe shpirti im,
Vjen e ngrohta, si përherë!
Komente 0