Erinda Medolli
Tirana
Kafene moderne, drita dhe Luks.
Taka të larta, zëra të thatë, rrëmujë e fluks
Vajza me dekolte, lëkurëlëmuara.
Tirana, ndryshe nga e kaluara.
Bukuroshet shkëlqejnë nga dëshira.
Rrotull sy gjahtarët, dinakë, të pabesë
Dikush ka mall, për Tiranën e djeshme
Të tjerë virtytin, e lanë të vdesë!
Djem me tatuazhe,fjalë pak e flokë shkurt
Vrapojnë me nxitim sikur dikush i ngut.
Me kufje në vesh kënge dëgjojnë,
Të huaj që këtë rrëmujën vizitojnë.
Veshur me rroba që binin në sy
Në Tiranën, kryeqytet të shqiptarëve
Kërcasin këpucët e shtrenjta italiane
Mbi pllakat e thyera të trotuareve.
Një çift puthet para syve të tyre
Puthjen s’e dalloje dot nga kafshimi,
As festën nga lufta, lindjen nga vrasja,
As dashurinë nga përdhunimi!
Ç’emër t’i vendos puthjes së atij çiftit.
Dashuri e lumtur apo forcërim?
Dashuria duhet të ishte e butë,
Si pambuku i bardhë në lulëzim.
I ka humbur kuptimi përshtypjes
Pronarët e butikëve dilnin përjashta
l largojnë lypësit e i shtyjnë me fjalë të ashpra,
Kjo është Tirana me ditët me diell e të vrazhda.
Taka të larta, zëra të thatë, rrëmujë e fluks
Vajza me dekolte, lëkurëlëmuara.
Tirana, ndryshe nga e kaluara.
Bukuroshet shkëlqejnë nga dëshira.
Rrotull sy gjahtarët, dinakë, të pabesë
Dikush ka mall, për Tiranën e djeshme
Të tjerë virtytin, e lanë të vdesë!
Djem me tatuazhe,fjalë pak e flokë shkurt
Vrapojnë me nxitim sikur dikush i ngut.
Me kufje në vesh kënge dëgjojnë,
Të huaj që këtë rrëmujën vizitojnë.
Veshur me rroba që binin në sy
Në Tiranën, kryeqytet të shqiptarëve
Kërcasin këpucët e shtrenjta italiane
Mbi pllakat e thyera të trotuareve.
Një çift puthet para syve të tyre
Puthjen s’e dalloje dot nga kafshimi,
As festën nga lufta, lindjen nga vrasja,
As dashurinë nga përdhunimi!
Ç’emër t’i vendos puthjes së atij çiftit.
Dashuri e lumtur apo forcërim?
Dashuria duhet të ishte e butë,
Si pambuku i bardhë në lulëzim.
I ka humbur kuptimi përshtypjes
Pronarët e butikëve dilnin përjashta
l largojnë lypësit e i shtyjnë me fjalë të ashpra,
Kjo është Tirana me ditët me diell e të vrazhda.
Komente 0