Erinda Medolli
Kur Të Them Ëndrrat Janë Sosur
Kur të them ëndrrat janë sosur
Atë ditë s’do të jem gjallë,
Ne fund të botës të të kenë burgosur,
Do të gjej dhe në zemër do të mbaj!
Kurrë s’do them ëndrrat janë sosur
Si ta harroj supin që më mbajti pranë,
Kur shpresat e mia ishin sosur
Ti më ngrite në tëndin piedestal!
Kurrë s’do them ëndrrat janë sosur
Edhe pse dërrmuar shpirtin kam,
As loti im më i vrerosur
Nuk do përçmojë kujtimin që mban!
Kurrë s’do them ëndrrat janë sosur
Edhe sikur gjithë botën të kesh provuar,
Për shenjtërim jam e vulosur
Këtë premtim unë do ta mbaj!
E kur të kthehemi prapë bashkë,
Do jem si ty, e jo siç jam,
Në zemrën time, shpirtin tënd
Nuk ka tronditje ta nxjerrë jashtë!
Atë ditë s’do të jem gjallë,
Ne fund të botës të të kenë burgosur,
Do të gjej dhe në zemër do të mbaj!
Kurrë s’do them ëndrrat janë sosur
Si ta harroj supin që më mbajti pranë,
Kur shpresat e mia ishin sosur
Ti më ngrite në tëndin piedestal!
Kurrë s’do them ëndrrat janë sosur
Edhe pse dërrmuar shpirtin kam,
As loti im më i vrerosur
Nuk do përçmojë kujtimin që mban!
Kurrë s’do them ëndrrat janë sosur
Edhe sikur gjithë botën të kesh provuar,
Për shenjtërim jam e vulosur
Këtë premtim unë do ta mbaj!
E kur të kthehemi prapë bashkë,
Do jem si ty, e jo siç jam,
Në zemrën time, shpirtin tënd
Nuk ka tronditje ta nxjerrë jashtë!
Komente 0