Erinda Medolli
Vjollcës Sime
Nënë, e dashur nënë,
Je diell që shpirtin ma ndriçon,
Je një engjëll me krahë
Që në zemrën time rron,
Je hënë që dritën e merr
E në errësirën time e sjell!
Nënë të kam lodhur
Të kam thinjur e s’je zemëruar,
Nga sa sakrifica je prekur
E veç dashuri më ke dhuruar!
Sikur të mundja veç një ditë
Diellin ta ktheja në ar,
Për mundimin nëpër vite
Që prej meje e ke marrë,
Të ta jepja si shpërblim
E të qetësoja shpirtin tim!
Je diell që shpirtin ma ndriçon,
Je një engjëll me krahë
Që në zemrën time rron,
Je hënë që dritën e merr
E në errësirën time e sjell!
Nënë të kam lodhur
Të kam thinjur e s’je zemëruar,
Nga sa sakrifica je prekur
E veç dashuri më ke dhuruar!
Sikur të mundja veç një ditë
Diellin ta ktheja në ar,
Për mundimin nëpër vite
Që prej meje e ke marrë,
Të ta jepja si shpërblim
E të qetësoja shpirtin tim!
Komente 0