>
LETERSISHQIP

Në Mes Të Detit

Varka ime në mes të detit mbetur
E nuk di se ku po shkon
Rrugën vallë kur kam për ta gjetur
Të lutem o Zot, tregomë!

Të lutem o Zot, dërgomë një dritë
A tregomë një far,
Natës t'i zhdukem
E rrugës të di t'ia marr!

Ndriçomë një udhë
A më jep një drejtim,
Detin e kripur
E hidhëron ky fati im!