>
LETERSISHQIP
Erinda Medolli

Të Doja Të Verbër

Do doja të ishe i verbër
Të mos shihje dot pamjen që kam,
Të të shërbeja me dashuri
Veç ti të ndjeje çka brenda jam!

Nuk do të shihje dot dhimbjen time
Atë që shpirtin ty ta zbraz,
Mbase do mund të ishim të lumtur
Do më njihje duke më qenë pranë!

Mos shohësh ato që të sheh syri
Nëse nuk di të depërtosh,
Nëse për mua nuk je i verbër
Të bukurën time s'mund ta shikosh!