Erinda Medolli
Me Cigaren Tënde
Me këtë cigaren që pi
E mes gishtash mban shtrënguar,
Paske rënë në dashuri,
Dhe rininë më pate harruar!
E puth, e thith si i marrosur
Mendjen tym e shpirtin bosh,
Çfarë ka më shumë se unë
Që kaq shumë ty të josh?
Cigaren tënde e kam inat qëkuri
Se vendin tim në buzë ma zuri,
E mbështjellë, në këtë tymnajë,
Jemi pranë por prej saj larg të ndjej.
E mes gishtash mban shtrënguar,
Paske rënë në dashuri,
Dhe rininë më pate harruar!
E puth, e thith si i marrosur
Mendjen tym e shpirtin bosh,
Çfarë ka më shumë se unë
Që kaq shumë ty të josh?
Cigaren tënde e kam inat qëkuri
Se vendin tim në buzë ma zuri,
E mbështjellë, në këtë tymnajë,
Jemi pranë por prej saj larg të ndjej.
Komente 0