>
LETERSISHQIP
Erinda Medolli

Femra Dhe Bota

Sa e bukur do ishte bota
Sikur vlera e femrës të dihej,
Sikur ajo më pak të shtyhej
Bota më lart do të ngrihej!

Sikur për të më shumë të flitej
Heshtja e botës do të vritej,
Sikur femra më shumë të duhej
Botës zemërimi do t’i shuhej!

Sikur ajo të mos frikësohej
Botës errësira do t’i largohej,
Sikur ajo më pak të lëndohet,
Dielli më bukur do të rrotullohet!