Fran Ukcama
A E Ke Marrë Gurin E Trollit
Kqyr he burrë në trasten me derte,
kqyr, n` xhep herke,
a e ke marrë Gurin e Trollit me vete!
Po pate harrue, kthe,
ngule n` gjak e shpirt gurin me dhe,
ky gur, busull, në harrosh të nguc,
rehat nuk të le,
– Drith, andej nga erdhe, të thotë,
se kulla, vrrini e bjeshka të pret!
Të pret vorri i babës e nanës,
të pret dhe zogu te kroni i Pajes,
të pret, vendlindja dert e mbarue,
shkretimi i ka ra,
korbi mbi arra pisket!
Vetmimi edhe dheun, tokën e qiellin i vret!
Kqyr, he burrë, te xhepi i sahatit,
eshkën, gurin unorin,
po ken,
ke me vete një fis, një emer, një jetë!
kqyr, n` xhep herke,
a e ke marrë Gurin e Trollit me vete!
Po pate harrue, kthe,
ngule n` gjak e shpirt gurin me dhe,
ky gur, busull, në harrosh të nguc,
rehat nuk të le,
– Drith, andej nga erdhe, të thotë,
se kulla, vrrini e bjeshka të pret!
Të pret vorri i babës e nanës,
të pret dhe zogu te kroni i Pajes,
të pret, vendlindja dert e mbarue,
shkretimi i ka ra,
korbi mbi arra pisket!
Vetmimi edhe dheun, tokën e qiellin i vret!
Kqyr, he burrë, te xhepi i sahatit,
eshkën, gurin unorin,
po ken,
ke me vete një fis, një emer, një jetë!
Më shumë nga Fran Ukcama
- Një, Dashnia, Pika E Lotit
- Kjo Nuk Është Luftë
- Sa Jeni Rritur Dhe S'me Keni Harruar
- Kur Ëndërroja Poetin...
- Zoti Kryeminister...
- O Të Pa Kenduemit E Shekullit
- Himni I Mosmirënjohjes
- Ban Kuvend Fishta Me Nolin
- Gjahtari I Muzgjeve
- Heronjtë E Epokave Ne Muzeun E Muzave
- Heroine E Vertete Që Kam Njohur Në Jetë
- Udhënjohja
Komente 0