>
LETERSISHQIP
Fran Ukcama

Heroine E Vertete Që Kam Njohur Në Jetë

Profesores Rukie Rama
Atë e latoi vetë Perendia,
E tha: Kjo asht Rukia,
malcorja e Bukura e Dheut!
Ajo ishte në rini, fisnikëri,
Mënçuri e bukuri,
Pak më duket me i thanë perri,
Ajo ish medallion ari,
Malcisë xhevahir te balli,
Ajo shtatçetina e kreshtës,
Një Tanushë, një zanë e bjeshkës,

Per ne te rinjtë, epokes tonë,
ajo ishte, mbet ikonë,
si Dea e Butrintit, një Dodonë,
një zambak mbi Doberdol,
synit tonë, një Valbonë!
Ajo ishte mesuese e re,
Na nderoi armatën ne,
Ajo ishte zonjushë Drejtore,
Faqetlulë e topabore,
Ajo ra pre e bukurisë,
në gojën e lukunisë,
më terrorit e më famkeqit,
lojë e sigurimit shtetit..
Asaj donin t`i nxirrnin sytë,
Sytë qiell ku kish një botë,
Asaj donin t`i hiqnin mushknitë,
Mushknitë ku thithte ajër kthjellor,
Asaj donin t`i prisnin fytin,
gurren kah qiste fjalen,
kalterimin, ujevarën..
Asaj ia moren buzegazin prush,
pranverën t`ia banin dimën,
agun t`ia nxin muzg, sterrë
murgeshë ta kethenin,
ani pse kishte lindur për rreze,
ani pse e dashuronte marrezisht jeten,
mesuesinë e kishte ideal,
nxenesit i mbeshtillte me frymen e shpirtit,
si zogjë, engjuj..

Asaj donin t`i hiqnin zemrën,
Ta mberthenin, si Prometheun,
Asaj donin t`i mirnin nderin,
Ta shetisnin, gjallë te vdekun,
Asaj i ngjeshën eshtnat,
Duart e buta në hekura,
Unazën e nuserisë, ia vunë,
Pranga, të akullta të egra, .
Asaj ia prenë gershetin,
Bisteku i saj sa kreshta,
Asaj donin t`i shemtonin fytyrën,
Kuq e bardhë zdritun si bjeshka,
Asaj donin t`i a nxirrnin Atdheun,
Nga qeliza kuq e gjakut,
Asaj donin t` ulnin krenarinë,
Ma te bukres së bajrakut,
Asaj ia shkatrruan jetën,
Asaj ia venitën shpresën,
Atë e martuan me dekën,
Por sokolesha vetime mali,
Dallgëdeti, i përqeshi, neveritshem iu perplasi, plehnat te surrati...
Asaj me hekur e kamxhik,
N` krahnuer donin t`i shkruanin,
Etiketimin- anmik,
Katallajtë e futen në kthetra,
donin ta bënin robinë,
si sulltanet në mesjeta,
haremit- një konkubinë..

Gjitha këto makabre ajo i hoqi,
Mbi shtatin e saj cetinë,
Në ferr ra, stoike qendroi,
Hyri dhe shqiponjë doli,
Nderoi veten, tanë Malsinë,
Ajo perri ishte e mbeti,
Sokolesha që s` ka të dytë,
Jetën e saj ia sterrosën,
Ujqërit e egër komunistë,
Sot një diell e nji hanë,
Ndrrojnë fronet mbi maja të bardha,
Aty sot mbretnon një zonjë,
Një hyjri, një shtojëzovallë,
Profesorja Rukie Rama..

E ndez sonte këtë frymëzim,
T`i thur kangë, t`i thur një himn,
Himn pa pra prej shpirtit tim..
Qysh prej majash deri në det,
Nga masakrat e sigurimit,
Ti mbretron moj kryekreshtë,
Ti profesore, Rukie Rama
Ti je heroina e vertetë..!!
Emni yt, nderi yt, vyrtyti, breznish skalite,
Skalitun nga yjet vetë
E ka vendin në piedestal,
Në kryetempullin e lirisë!