Fran Ukcama
Zoti Kryeminister...
Lulet nuk po më falin as ngjyrë, as erë,
Si mund të më japin, ato i mbyllin petalet,
Sapo më shikojnë me maskë në hundë si derr,
As zogjtë nuk bëjnë vizita n` pravaze..
Dallëndyshet i anulluan biletat e udhëtimit,
Bosh kanë mbetur foletë në ballkone,
Si gropza të zeza, , oh si arkivole,
të thara nga ngricat e dimnave..
Zëra femijësh nuk dëgjoj në udhë,
Lagja më tremb me këtë qetsi mortore,
këso fantakrizash jeta ime s` njohu kurrë,
dhe pse dyzet mote, kaluam në darë diktatore..
Jeta jonë do të shkruhet pa një pranverë,
Pranvera e shkretuar, e manguar, pa zemër në kraheror,
Si mundet që kryeministri nuk u ndal këtë herë,
Ta shtyjë pranverën për në muajin shtator!!
Vit pa pranverë! Gjën zemër pa pranverë,
Por e sivjetmja është në ethe ankëthi,
Askush nuk e din, si ta thotë s` e gjën,
Kur do të vijë stina të lulëzojë lule gomari..
Rrugës të largohen sikur shejtanit,
Buzëgaz në buzë kuqe kam muaj s` kam parë,
Nxitojnë njerëzia, nga farmacia te dera e dyqanit,
në heshte apokaliptike po hyn dhe ky Maj!

Më shumë nga Fran Ukcama
- O Të Pa Kenduemit E Shekullit
- Himni I Mosmirënjohjes
- Ban Kuvend Fishta Me Nolin
- Gjahtari I Muzgjeve
- Heronjtë E Epokave Ne Muzeun E Muzave
- Heroine E Vertete Që Kam Njohur Në Jetë
- Udhënjohja
- Kur Ëndërroja Poetin...
- Sa Jeni Rritur Dhe S'me Keni Harruar
- Kjo Nuk Është Luftë
- Një, Dashnia, Pika E Lotit
- A E Ke Marrë Gurin E Trollit
Komente 0